TË FUNDIT

Lufta në Egje për drogën shqiptare, Artan Hoxha jep detajet

Super operacioni për kapjen e dy gomoneve me drogë në kufirin greko-turk është komentuar ditën e sotme edhe nga gazetari i njohur i kronikës Artan hoxha.

Hoxha ka zbardhur detaje të reja nga megaoperacioni që u zhvillua në ujërat greke ku në pranga përfunduan dy shqiptarë dhe një italian.

I ftuar në studion e lajmeve të “Report Tv”, Hoxha tha se gomonet po vinin nga Turqia dhe se brenda tyre nuk kishte drogë.

“Gomonet vinin nga Turqia dhe brenda tyre nuk kishte drogë. Pati edhe shkëmbim zjarri, por fatmirësisht nuk pati asnjë të plagosur. Transporti i drogës bëhet me mjete të fuqishme lundruese dhe trafikantët shqiptarë e kryejnë brenda 48 orësh itinerarin Shqipëri-Turqi-Shqipëri. Kur u pikasën ishin bosh, e kishin dorëzuar ‘ngarkesën’ në Turqi,”– tha gazetari

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat