Kryebashkiaku Erion Veliaj ka takuar sot qytetarët në Rrogozhinë ku u ndal te 6 Marsi. Veliaj në fjalën e tij ka deklaruar se Berisha dhe Basha e duan votën për sherre.
Veliaj tha se Edison Memolla është njeriu i punës, që duhet votuar nga të gjithë në 6 mars, edhe nga demokratët e zhgënjyer nga sherret e Lulit me Saliun.
“Pala tjetër thotë: Ma jepni votën, se i duhet shefit që t’i thotë Saliut se unë jam më i fortë se ty, ndaj bravën do e mbaj unë. Nuk e duan votën për punë, e duan votën për sherr. Pra, Luli e do votën si levë të godasë Saliun, që ta përzërë nga partia kur të vijë herën tjetër. Saliu e do votën si “kokëdash” ose si shkallë, që të futet në kalanë e SHQUP-it. E duan votën për hallet e tyre, e duan si kopan, që të zihen me njëri-tjetrin. Ne e duam votën për punë dhe kjo është diferenca mes nesh dhe atyre. Vota për punë, jo vota për dhunë! Vota për të na bërë bashkë, jo vota për t’u përçarë; vota që na çon përpara, jo vota që na çon mbrapa”, nënvizoi Veliaj.

