TË FUNDIT

Lulzim Basha dha dorëheqjen. Kryetarët e degëve dalin kundër

Mësohet se Kryetarët e degëve janë kundër dorëheqjes së kreut të PD Lulzim Basha i cili e bëri me dije vendimin disa minuta më parë përmes një deklarate publike për mediat nga selia blu pas mbledhjes që zhvilloi me Kryesinë, Grupin Parlamentar dhe Kolegjin e Kryetarëve.

Pas dorëheqjes së Lulzim Bashës pritet që Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi të mbledhë Këshillin Kombëtar dhe të mandatojë një nga nënkryetarët e partisë që të drejtojë PD deri në zgjedhjen e kryetarit të ri. Kësisoj drejtimin e PD e merr ose Jorida Tabaku ose Enkelejd Alibeaj.

Kujtojmë se dy nënkryetarët e tjerë, Grida Duma dhe Agron Gejkmarkaj dhanë dorëheqjen nga posti pas humbjeve të 6 marsit në 6 bashkitë e vendit. Neni 46 pika 4 e statutit te PD thotë se në mungesë të zgjatur të kryetarit dhe me autorizim të tij, njëri prej tyre zëvendëson Kryetarin.

Në mungesë të këtij autorizimi, duke përfshirë rastet e dorëheqjes nga detyra të Kryetarit, Sekretari i Përgjithshëm mbledh Këshillin Kombëtar, i cili komandon Nënkryetarin që do të drejtojë Partinë deri në rikthimin e Kryetarit në detyrë apo zgjedhjen e Kryetarit të ri.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat