TË FUNDIT

Lulzim Basha përplaset keq me Sali Berishën, plasin akuzat e rënda

Lulzim Basha dhe Sali Berisha janë përplasur sot në distancë. Lulzim Basha kërkoi që personat e shpallur “non grata” nga SHBA të hetohen në Shqipëri.

“Nëse ka një akuzë kaq të rëndë nga DASH, detyra e drejtësisë do të ishte që të kishte vepruar prej kohësh dhe të kishte nisur hetimet”- tha Basha.

Ndërkohë Sali Berisha tha se është i gatshëm të hetohet, ndërsa shtoi se Basha duhet të ketë frikë nga drejtësia, sepse sipas tij është i përfshirë në afera të ndryshme ndërkombëtare.

“Pyeteni Lulzim Bashën për çfarë arsye u ktheve nga Roma në Tiranë dhe nuk shkoi dot në SHBA? E ka të hapur dosjen Muzin, nëse shkonte përballej me ligjin kjo ndodhte. Dhe ndaj u kthye.  U  nis me Gjekmarkajn në Washington , ai u kthye. Për të mos folur pastaj për dosjen përvëluese të Toyota Yaris. Nëse ka një njeri që për afera kontakte duhet të pyetet pas Edi Ramës dhe ministrave të tij është Lulzim Basha”, tha Berisha.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat