TË FUNDIT

Lulzim Basha reagon ndaj protestave të qytetarëve: Kanë mbështetjen tonë

Kryedemokrati Lulzim Basha në një prononcim për media pak para mbledhjes së grupit parlamentar demokrat ka reaguar ndaj protestave të qytetarëve kundër rritjes së çmimeve ku deklaroi se kanë mbështetjen e tij të plotë.

 “Ka nisur reagimi qytetar që ka mbështetjen tonë plotë. Me dhunë policore, që është praktikë e tmerrshme dhe fytyra e vërtetë e një regjimi.

Sot dua të vendos edhe njëherë theksin tek nevoja imediate për tu ardhur në ndihmë njerëzve. Që çmimet të mbahen nën kontroll nuk mjaftojnë fjalët as veprimet boshe. Ndërkohë që çmimi i naftës rritet, rriten të ardhurat e qeverisë. Pavarësisht prej situatës së brendshme në PD, në asnjë moment nuk e harrojmë detyrën tonë. Demokratët do të jenë në krye të kësaj beteje për jetën e përditshme të qytetarëve. Kjo do të thotë që të gjitha ato të ardhura shtesë ti dedikojë për familjet në nevojë. Do të kërkojmë mocion me debat për ta vënë para presionit qeverinë”, tha Basha.

Vijon…

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat