Një 65-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi është përplasur nga një makinë, teksa ishte duke udhëtuar me motoçikletë.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Lushnjë.
Sipas policisë, i plagosur ka mbetur Themi Ndreko, i cili ka marrë dëmtime në kokë dhe është transportuar në spital.
I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ende nuk ka dhënë detaje për aksidentin dhe drejtuesin e makinës që përplasi motoçikletën.


