Macron mund të mbajë një referendum për të qetësuar ‘jelekverdhët’

yellow-vests.jpg

Emmanuel Macron raportohet se do të mbajë një referendum, i pari në Francë në 14 vjet, në përpjekje për të shuar protestat e “jelekëve të verdhë”, megjithëse udhëheqësit e opozitës paralajmëruan se nuk ka gjasa të qetësojë zemërimin popullor.

Referendumi do të mbahet në të njëjtën ditë me zgjedhjet e Parlamentit Europian në maj, sipas gazetës franceze.

Autoritetet franceze kanë marrë masa për të evituar dhunën e shfaqur në protestat e javëve të shkuara, kur protestuesit janë përleshur me policinë në rrugët e Parisit dhe qyteteve të tjera. Javën e kaluar, rreth 27 mijë protestues dolën në rrugë, ndërsa dy javë më parë shifra ishte 84 mijë. Lëvizja e “jelekverdhëve” nisi si një kundërshtim ndaj rritjes së çmimit të naftës, por mori shumë shpejt përmasa të mëdha, me protestuesit që kërkojnë madje edhe largimin e presidentit.

Lëvizja e jelekverdhëve në Francë ka përzgjedhur 10 kandidatë për zgjedhjet evropiane të majit, por thotë se synon ta zgjerojë listën me 79 emra. Lëvizja e jelekverdhëve, nisi si pasojë e zemërimit për rritjen e çmimit të karburantit në vend, por u zgjerua brenda pak javësh.

Gjatë protestave, Parisi ka parë edhe përleshjet më të rënda nëpër rrugë që nga 1968. Lëvizja e jelekverdhëve është përqafuar nga një varg i gjerë personash, disa prej të cilëve refuzojnë çdo lidhje me kastën aktuale politike në Francë dhe në BE.

Në përgjithësi ata e shohin presidentin Emmanuel Macron si një simbol të elitës tradicionale franceze, larg vështirësive të popullit të thjeshtë që stërmundohet të paguajë faturat, taksat, që paguhet pak ose është i papunë./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303