23.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Maduro i kërkon ndihmë Papës

spot_img

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro thotë se i ka shkruar një letër Papa Françeskut në të cilën i kërkon ndihmë, më saktësisht nxitjen e një dialogu për situatën e krijuar në vendin e tij.

Në një intervistë dhënë për televizionin italian Sky TG24, Maduro tha se shpreson që letra tashmë të ketë mbërritur në Vatikan.

Në intervistën në fjalë, e cila është bërë brenda një baze ushtarake, Maduro thotë se “është në shërbim të kauzës së Krishtit dhe se në frymën e kësaj, ka kërkuar nga Papa Françesku të ndërmjetësojë dhe të forcojë një dialog, i cili do të bëhet me vullnetin dhe dëshirën e tij”.

Maduro shton më tej se shpreson që kjo të hasë në një përgjigje pozitive.

Ai i bëri thirrje Evropës që të mos “zhytet në çmendurinë e presidentit Donald Trump, duke rritur gjasat për një ndërhyrje të huaj.”

Maduro injoroi thirrjet e disa shteteve evropiane të cilat i kërkuan të shpall zgjedhje të reja presidenciale.

Së fundmi Holanda dhe Austria, u janë bashkuar Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Spanjës dhe Francës, të cilat më herët thënë se njohin kreun e opozitës, Juan Guaido si president të përkohshëm të Venezuelës./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat