Maduro kërkon ndihmën e OPEC-ut kundër sanksioneve të SHBA

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka kërkuar mbështetjen e OPEC kundër sanksioneve të të vendosura nga SHBA në industrinë e naftës të vendit të tij, duke cituar ndikimin e tyre në çmimet e naftës dhe rreziqet potenciale për anëtarët e tjerë të grupit prodhues.

Por një burim i njohur me këtë çështje tha se Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës, në të cilin Venezuela është një anëtar themelues, nuk ka pranuar të bëjë ndonjë deklaratë zyrtare. OPEC thotë se ajo është e shqetësuar për politikën e naftës, e jo me politikën.

Më shumë se 40 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara, fuqitë evropiane dhe shumica e Amerikës Latine, kanë njohur rivalin e Maduros, Juan Guaido, si president të përkohshëm, pas zgjedhjeve të diskutueshme të mbajtura vitin e kaluar.

Kërkesa e Maduros u bë në një letër dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të OPEC Mohammad Barkindo, dhe sipas Reuters  mban datën 29 janar, një ditë pasi Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione në firmën e naftës Venezueliane PDVSA.

“Vendi ynë shpreson të marrë solidaritetin dhe mbështetjen e plotë të vendeve anëtare të OPEC-ut dhe Konferencën e saj ministrore, në luftën që aktualisht kemi kundër ndalesës së paligjshme dhe arbitrare të Shteteve të Bashkuara në punët e brendshme të Venezuelës”, shkroi Maduro.

Unë kërkoj “mbështetjen dhe bashkëpunimin tuaj të fortë për të denoncuar bashkarisht dhe për t’u përballur me këtë shpronësim të paturpshëm të pasurive të rëndësishme të një prej anëtarëve të OPEC”, thuhet në letrën e Maduros.

Ai shkruajti se OPEC duhet të ndihmojë në përcaktimin e zgjidhjeve potenciale të bazuara në “ndikimin që ky veprim ka në tregun global të energjisë dhe rrezikun që përfaqëson për vendet e tjera të kësaj organizate”.

Sanksionet mbi Venezuelën kanë rritur çmimet globale të naftës, të cilat shkuan në rreth 62 dollarë për fuçi të hënën. Ky veprim ka ndërprerë dërgesat pasi më shumë se 20 fuçi të ngarkuara me naftën venezueliane janë ankoruar jashtë Bregut të Gjirit të SHBA./real-news.tv/