Të tjera detaje kanë dalë nga aksidenti tragjik në Itali, ku humbën jetën dy shqiptarë. Ngjarja tragjike ndodhi ditën e djeshme në Pontebana, në via Roma.
Sipas mediave italiane, mjeti i dy të rinjve, Dorian Myftarjat 24 vjeç dhe 35 vjeçarit Rruzhdi Karreci, humbi kontrollin dhe doli nga rruga. Përplasja ka qenë e fortë aq sa makina është rrotulluar në ajër dhe më pas ka përfunduar në një fushë ngjitur me rrugën.
Media italiane shkruajnë se dy të rinjtë nuk kishin vënë rripin e sigurimit, por ende nuk janë zbardhur shkaqet e vërteta të aksidentit.
Kalimatërët e rastit e kanë parë makinën dhe kanë njoftuar menjëherë policisë. Por pavarësisht reagimit të shpejtë, dy shqiptarë kanë humbur jetën përpara se në vendngjarje të mbërrinte autoambulanca.
Po ashtu, shkruhet se 35-vjeçari Karreci, ka qenë i arrestuar, pasi ishte kapur me kokainë.

