Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme, ku një person ka mbetur i plagosur.
Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në aksin Kukës-Shtiqen, ku një makinë ka marrë përpara një biçikletë.
I aksidentuar është një 31-vjeçar me inicialet A.Gj, i cili ndodhet në spitalin e Kukësit në gjendje të rëndë.
Mësohet se i riu po udhëtonte me një biçikletë teksa është përplasur nga një automjet drejtuesi i të cilit mësohet se është shtetasi me inicialet E.B i cili është shoqëruar në Komisariat.
Policia ndodhet në vendngjarje për të bërë të mundur zbulimin e detajeve dhe rrethanave të aksidentit të rëndë.

