fbpx

Makina përplas biçikletën në Tiranë, i plagosuri transportohet në spital

7238A208-16CC-4E13-9EA8-9C77DCC551BB.jpeg

Një 50-vjeçar është aksidentuar mbrëmjen e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:05, në Rrugën e Kavajës.

Sipas policisë, 50-vjeçari ishte duke lëvizur me biçikletë në momentin që është përplasur nga një makinë që drejtohej nga një person me inicialet M.V.

I plagosuri, që ende nuk është identifikuar është transportuar për në spital për ndihmë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303