Makina përplas rëndë këmbësorin në Tiranë

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-4-1.jpg

Një ngjarje shumë e rëndë mësohet të ketë ndodhur sot pasdite në Tiranë. Një aksident rrugor ka ndodhur në “Rrugën e Barrikadave” në kryeqytet, ku një taksi ka aksidentuar një këmbësor, ndërsa po kalonte rrugën duke e lënë të plagosur rëndë.

I lënduari është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për aksidentin.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303