Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Lushnjë-Rrogozhinë.
Raportohet se një makinë e tipit ‘Benz’ është rrotulluar në rrugë dhe më pas ka përfunduar në kanal.
Për pasojë një person ka mbetur i plagosur, por nuk bëhet i ditur identiteti.
Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes së aksidentit. Policia ka mbërritur në vendndodhje dhe po punon për zbardhjen e aksidentit.

