fbpx

Makinat bëhen copash në Milot, një tjetër përmbyset në një kanal në Elbasan (VIDEO)

Screenshot_1-46.png

Tre aksidente rrugore të njëpasnjëshme janë shënuar pasditen e sotme në vend.

Një aksident ka ndodhur në superstradën Lezhë-Laç pranë zonës së njohur si Fushë Miloti.

Dy mjete janë përplasur me njëri tjetrin ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Të plagosur kanë mbetur shoferi dhe pasagjeri i njërit prej mjeteve.

Ndërsa pak momente më pas një aksident është shënuar në Mamurras.

Një automjet ka dalë nga rruga dhe si pasojë janë plagosur shoferi dhe pasagjeri i saj.

Një tjetër automjet ka dalë nga rruga pranë qendrës së qytetit të Elbasanit dhe më pas është përmbysur në kanal.

Për pasojë kanë mbetur të lënduar lehtë dy persona.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e plota të saj.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303