Makthi i pushuesve/ Ja kush është ‘hajduti’ i linjës Durrës-Plazh

Një 42-vjeçar është arrestuar nga policia për shkak se ishte kthyer në një ‘makth’ për udhëtarët e linjës Durrës-Plazh. I arrestuari është A.M banues po në Durrës dhe akuzohet për vjedhjen e disa sendeve me vlerë të pushuesve që përdornin linjën Durrës-Plazh, gjithashtu ai ishte i dënuar më parë për vjedhje.

Arrestimi i tij ka ardhur teksa kryente vjedhjen e radhës ditën e djeshme, ku i kishte vjedhur portofolin me 200 euro, e dokumente brenda, E.B nga Mitorvica e Kosovës.

Pasi kishte kryer vjedhjen autori 42-vjeçar ka tentuar të largohet, por falë ndërhyrjes së menjëhershme të Shërbimeve të Policisë është bërë e mundur kapja e tij.

Po ashtu nga hetimet rezulton autor i disa vjedhje portofolash të udhëtarëve të ndryshëm te cilët udhëtonin me urbanin e linjës Durrës -Plazh dhe anasjelltas, konkretisht:

  • Më datë 07.06.2019 dyshohet se në urban, në xhep i ka vjedhur portofolin E.D., ku kishte vlera monetare dhe dokumenta.

Më datë 03.08.2019 dyshohet se në urban i ka vjedhur  I.H., portofolin dhe telefonin celular.

  • Më datë 15.08.2019, dyshohet se në urban i ka vjedhur A.D., portofolin ku kishte vlera monetare dhe dokumenta.