Manastirliu: Fabrikë për prodhimin e vaksinave

Manastirliu-ne-Turqi.jpg

Ndërtimi i një fabrike për prodhimin e vaksinave në Shqipëri është tashme pjesë e planit bashkëpunues mes qeverisë shqiptare dhe asaj turke. Lajmin e konfirmoi për Tv Klan ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila ishte pjesë e delegacionit shqiptar në Turqi.

“Ka pasur bashkëbisedime për ndërtimin e një fabrike për vaksinat si pjesë e një qendre ekselence faramceutike, ky është një hap shumë i rëndësishëm sa i përket rritjes dhe kapaciteteve prodhuese të vendit sa i përket tregut farmaceutik. Është një hap me tej drejt zhvillimit të një tregu, i cili tregu vendas pra zë rreth 10% të barnave dhe materialeve, dhe kjo fabrike do të jetë një qendë e re ekselencë pune.

Po ashtu Manastirliu bëri te ditur se kur pritet të mbërrije sasia tjetër e vaksinave.

 “Ne do të arrijmë objektivin e 1 milion vaksinave brenda muajit Qershor, por ndërkohë duke nisur nga java tjetër do të vijnë edhe dozat e radhës nga Sinovac”.

Pas takimit me homologun turk të shëndetësisë, Fahretin Koça, Manastirliu tha se të tjera ekipe mjekësore pritet t’i bashkohen Spitalit Memorial të Fierit gjatë javës së ardhshme.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303