Manovra e pastudiuar e 22-vjeçares shkaktoi aksidentin? Detaje nga tragjedia me 5 viktima…

aks.jpg

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti fatal me 5 viktima në “Qafë Muzinë”. Bëhet me dije se ndaj 22-vjeçares Rexhina Çelhaka, e cila është drejtuesja e mjetit tip “Land Rover”, që dyshohet se i ka prerë rrugën furgonit në ‘Qafë Muzinë’ ditën e djeshme, është lëshuar urdhër-ndalimi.

“Manovra e pastudiuar mirë e 22-vjeçares, ka shkaktuar aksidentin tragjik me 5 viktima, pasi furgoni për t’iu shmangur përplasjes ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar 20 metra në humnerë. E reja ka pësuar shembje në krah dhe ndodhet në spitalin Rajonal të Gjirokastrës dhe është jashtë rrezikut për jetën”, tha në rrjetet sociale Harta Digitale e Aksidenteve Rrugore.

Nga ana tjetër vajzat italiane në dëshminë e tyre deklarojnë se ishte furgoni ai që mori kthesën gjerë dhe shoferja e foristradës frenoi për të shmangur përplasjen, ndërsa makina rrëshqiti nga lagështia.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303