Masakrohet barbarisht shqiptari, ja detajet e ngjarjes makabër

Një shqiptar 27 vjeçar është vrarë në mënyrë barbare dhe është gjetur nga autoritetet i the.rur. Ngjarja ka ndodhur në Gjermani. Trupi i pajetë u gjet të dielën. Prokurori i çështjes tha të mërkurën se kufoma ka plagë me thikë dhe me armë, nga cila ka ndërruar jetë.

Nëse sulmi ndodhi në pyll apo 27-vjeçari shqiptar u vra diku tjetër është ende e paqartë. Policia ngriti grupin hetimor “Heide” dhe tani janë në kërkim të autorëve.

Gazeta më e madhe gjermane, “Bild” shkruan dje se grupi hetimor zhvilloi kontrolle të enjten në dhjetëra forca policie në pyllin e qytetit për të gjetur gjurmë të mëtejshme për vrasjen e të riut shqiptar.

Trupi, i cili kishte plagë thike dhe arme, ishte fshehur nën gjethe në një kanal kullimi. I vdekuri u identifikua nga ADN-ja e tij.