TË FUNDIT

Masat lehtësuese dhe situata, flet mjeku Pëllumb Pipero

Në lidhje me situatën aktuale të covid-19 dhe masat lehtësuese që janë marrë nga Qeveria ka folur sonte në mbrëmje mjeku Pëllumb Pipero.

Në një lidhje direkte me emisionin “Open” në Top Channel, Pipero është shprehur se deri tani është kaluar pjesa më e vështirë, por nëse qytetarët nuk zbatojnë rregullat virusi vjen më i fortë dhe mund të shkaktoj tragjedi.

“Jam i mendimit, masat duhet të lejohen në mënyrë propocionale me epideminë. Marrja e masave ka një të mirë të dyfishtë, pasi qytetarët bëhen më optimistë dhe ekonomia fillon të marrë frymë. Unë mendoj se qytetarët nëse zbatojnë masat e vendosura, distancën, të kenë maskë etj, janë në propocionalitet me vijimin e epidemisë.  Unë mendoj se e kemi kaluar pjesën e të vështirë të kësaj epidemie, pasi në fillim kishte më shumë mistër. Por kjo nuk do të thotë se pjesa që kemi është me pak e vështirë. Jemi në fillim të një fundi që do jetë i gjatë. Duhet të vijojmë të respektojmë masat, e të zbatohen urdhrat e qeverisë dhe këshillat e mjekut. Nëse shkellim rregullat, virusi mund të kthehet me të njëjtin aktivitet”, tha ndër të tjera Pipero.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat