fbpx

“Masat” ndaj COVID-19/ Dritan Shano ironizon Ramën: Oraklli i Surrelit…

Eksperti i ekonomisë Dritan Shano me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka ironizuar kreun e qeverisë për vendimet e marra lidhur me COVID-19. Teksa e quan ‘orakllin e Surrelit’, Shano shkruan se pretendimet e Ramës për suksesin e ‘masave’ kundër COVID-19, të ndërrmarra nga ai nuk mund të verifikohen dhe as të vërtetohen në çfarëdo forme dhe mënyre.

Postimi nga Dritan Shano

Oraklli i Surrelit: “Në Tetor mbi kokën tuaj do shfaqet një re me gjëmba, me ngjyrë jeshile në të zezë. Ajo do qëndrojë aty deri në Marsin tjetër. Që të shpëtoni, ju duhet të ecni zbathur, dhe të pini ujë një herë me dorën e majtë dhe dy herë me dorën e djathtë.”

Pretendimet e Ramës për suksesin e “masave” kundër Covid-19 të ndërmarra nga ai, sipas sugjerimit të Komitetit të Eksperteve, as nuk mund të verifikohen, dhe as nuk mund të vërtetohen në çfarëdo forme dhe mënyre !!! Korrelacioni midis izolimit dhe uljes së numrit të humbjes së jetëve me Covid-19 nuk qëndron.

Këto pretendime, mbeten sot e kësaj dite një hipotezë e nivelit të lojës me kungulleshka, e cila mund të zhvillohet nga çdonjeri, për të kaluar kohën, para ose pasi është bërë dru. Më e vërtetë, është hipoteza se po bëre shurrën në det, ta sjell kripa në gjellë. Kjo gjë nuk e ka ndalur përdorimin e kripës ndër shekuj.

Avancimi i masave që do marrë për periudhën Tetor – Mars 2021, tregon për një gjendje mendore trans, në të cilën ai flet me Covid -19, tregojnë kujtimet e shkollës dhe këmbejnë me njëri tjetrin axhendat personale, për kohën dhe oraret e lëvizjes të secilit, për vitin në vazhdim.

Secili qytetar shqiptar është përgjegjës për t’u kujdesur për veten dhe prindërit e tij. Kjo nuk është detyrë e qeverisë. Nuk ja kemi caktuar, dhe nuk duam që ta bëjë! Çdo gjë që bën njeriu duke ushtruar të drejtën e lindur të zgjedhë ka risk. Pretendimi i eliminimit të risqeve nga qeveria, nuk është asgjë tjetër por zotërim i plotë i ekzistencës së secilit prej nesh, skllavërim total i njeriut. Tirani absolute !!!

Tentativa për t’i thënë shqiptarëve në Maj se do i kufizoj lëvizjen në Tetor e përtej nuk ka asnjë parametër shëndetësor dhe shkencor në vetvete.

Ky “haluçinacion” mund të bazohet në parametra psiko-patologjik, të njohura dhe që ja kanë përmbushur deri tani nga të paktën 2 anëtare të Komitetit Teknik, ose në një axhendë preçize politike që synon kufizimin e lirive, varfërimin ekonomik dhe përkeqësimin e shëndetit deri në pikën e eliminimit të çdo rezistence dhe kthimit të secilit prej nesh në një qenie të modifikuar mendërisht dhe biologjikisht.

Rezistencë !!!