Në një kohë kur ndotja dhe produktet artificiale po heqin shkëlqimin e flokëve, maska me vezë mund të jetë një mjet efektiv për të hidratuar dhe rritur natyrshëm flokët tuaj.
Përzierja e vezëve, aloe verës dhe vajit të ullirit preferohet të përdoret për flokun tuaj pasi i keni larë flokët. Kjo përzierje do të rigjenerojë flokët tuaj dhe do t’i rikthejë atyre shkëlqimin.
Për të krijuar këtë maskë ju duhet të merrni një tas ku të përzieni 2 apo 3 vezë, një lugë vaj ulliri dhe tre lugë aloe vera.
Pasi i përzieni të gjitha derisa të treten, filloni ta vendosni maskën nga rrënjët deri tek majat e flokut.
Mbajeni për 30 minuta dhe pastaj lani flokët me ujë të ftohtë./real-news.tv/

