TË FUNDIT

“Maxhoranca kërcënon drejtësinë”, Salianji: Kemi rënë në grackë duke mos u marrë me problemet reale

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka folur sot në Kuvend për sulmet e maxhorancës ndaj SPAK. Salianji u shpreh se PS hiqej sikur drejtësinë e kishte fokus kryesor ndërsa sot sipas tij e kërcënon me skualifikim nëse nuk i shërben asaj.

“Kjo maxhorancë që drejtësinë e kishte në fokus kryesor sot e kërcënon me skualifikim nëse nuk i shërben asaj. Me këtë tregon si i hodhi hi syve të gjithë shqiptarëve. Është e qartë që nuk ka mbrojtje më të mirë politike për kundërshtarin politik se ta sulmojë kundërshtari i vet politik. Jeni kthyer në akuzat e mesjetës a thua se PS nuk ka 9 vite në pushtet” – tha Salianji.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat