TË FUNDIT

May mund t’i kërkojë deputetëve më shumë kohë për të ndryshuar marrëveshjen e Brexit

Kryeministrja britanike Theresa May, do të kërkojë nga deputetët që t’i ofrojnë më shumë kohë për të siguruar ndryshimet e nevojshme për Irlandën Veriore, që është pjesë e marrëveshjes së daljes nga Bashkimi Evropian, Brexit.

May pritet të raportojë para deputetëve këtë javë, pas përpjekjeve për të bindur Bashkimin Evropian të bëjë disa ndryshime në momentin e fundit. Kryeministrja mund të premtojë një votë të re për opsionet e Brexit, nëse një marrëveshje e qëndrueshme nuk arrihet deri në fund të muajit shkurt, raporton BBC.

Partia Laburiste ka përgatitur një amendament, i cili nëse kalon këtë javë, do të garantonte votën në fund të muajit. Kanë mbetur më pak se 50 ditë nga daljae Britanisë nga blloku, që pritet të ndodhë më 29 mars.

Marrëveshja e Brexit, për të cilën May kaloi muaj negociatash për ta arritur me BE-në, u refuzua nga Parlamenti i Britanisë dhe nëse nuk aprovohet deri në kohën kur parashikohet dalja nga blloku, Britania do të dalë nga BE pa marrëveshje.

Por nëse palët nuk bien dakord për ndryshimet deri të mërkurën, gjë që ka të ngjarë të ndodhë, May do t’i kërkojë më shumë kohë deputetëve./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat