TË FUNDIT

Mbahen homazhet për Bardhyl London, Presidenti Meta: Urë që bashkonte dhe nxiste dialogun

Po mbahen sot në ambientet e Kuvendit, homazhet në nder të shkrimtarit Bardhyl Londo.

I pranishëm për të kryer homazhe, ka qenë dhe Presidenti Ilir Meta, i cili ka vlerësuar London edhe për periudhën kur ka qenë deputet në Kuvendin e Shqipërisë, si një politikan që krijonte ura bashkëpunimi.

“Ishte një detyrim për ti dhënë lamtumirën e fundit sot një poeti, një shkrimtari dhe një intelektuali brilant si Bardhyl Londo, jam i sigurt që një poet i këtyre përmasave të tij ka lënë një trashëgimi të gjallë dhe frymëzuese sidomos për brezat e rinj. Ai gjithmonë ka qenë mbi politikën, ka qenë intelektual i moderuar, urë që bashkonte dhe nxiste dialogun”, u shpreh Meta.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat