Mbahet seanca e parë dëgjimore, shefi i SHÇBA para Vettingut

Është duke u mbajtur në këto momente seanca dëgjimore e procesit të vlerësimit kalimtar në Komisionin e Jashtëm të Vlerësimit (KJV).

Në këtë seancë të parë të vettingut në polici, është vënë përballë trupës gjykuese Shefi i Sektorit të Ankesave (SHÇBA) Oltion Shehu.

Senaca filloi në orën 12:00 dhe trupa gjykuese për Shehun përbëhet nga Marjeta Gjelaj, Ela Kerka, Ana Kapaj.

Nga ana tjetër, ditën e premte në datë 8 pritet të dalë para trupës së vlerësimit kalimtar, Adriatik Ago, zv/ drejtor i Përgjithshëm, SHÇBA, me trupë vlerësimi që do të përbëhet nga Ana Kapaj, Elvira Daberdaku, Elida Liko.

Ndërkohë, ishte njoftuar se i pari që do ti nënshtrohej ligjit të vettingut nga uniformat blu ishte Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, por kjo nuk ndodhi.