TË FUNDIT

Mbërrijnë në Shqipëri 11700 vaksina Pfizer

Mbrëmjen e sotme kanë mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas 11700 doza të tjera të vaksinës Pfizer.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu u shpreh se 7020 doza janë nga kontrata e qeverisë  shqiptare me kompaninë Pfizer dhe pjesa tjetër 4680 nga marrëveshja me Bashkimin Europian.

“11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Shqipëri – pjesë e kontratës së qeverisë me kompaninë Pfizer 7020 doza vaksine dhe një sasi e parë 4680 doza nga mbështetja e Bashkimit Europian” tha ministrja.

Më herët Manastirliu bëri me dije se ditën e sotme u kryen 19,886 vaksinime dhe që prej fillimit të vaksinimit  janë kryer 537,837 vaksina antiCOVID për qytetarët.

Në Shqipëri prej janarit po injektohen dozat nga Pfizer, Sinovac, AstraZeneca dhe Sputnik V.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat