Mbërrin në Shqipëri trupi i pajetë i major Tanushit

auto_Screenshot_31557919025.jpg

Ka mbërritur në atdhe trupi i pajetë i majorit që vdiq nga shpërthimin i minës në Letoni, Klodian Tanushit.

Trupi i tij ka mbërritur rreth orës 12:45, ku u prit me ceremoni e nderime në pjesën ushtarake të aeroportit “Nënë Tereza”.

Homazhet për Dëshmorin e Atdheut major Klodian Tanushi dhe më pas Ceremonia Shtetërore, do të zhvillohen ditën e enjte, datë 16 maj, ora 10:00 – 12:00, tek Muzeu Historik Kombëtar.

Komandanti i kontingjentit shqiptar në misionin e NATO “Enhanced Forward Presence”, major Klodian Tanushi u plagos nga shpërthimi i minës dhe gjendja e tij rëndohej çdo ditë.

Ai ndërroi jetë në spital në bazën ushtarake në Camp Adazi./real-news.tv

scroll to top