Disa ditë pas ndarjes nga jeta në moshën 86-vjeçare, ka mbërritur nga Italia arkivoli me trupin e pajetë të Mjeshtrit të Madh të humorit, aktorit Paulin Preka.
Homazhet e para kanë nisur në Teatrin “Migjeni”.
Paulin Preka është pjesë e asaj kaste aktorësh të mëdhenj të humorit, të cilët shënjuan emrin e tyre në historinë e artit shqiptar. Mësohet se Preka u nda nga jeta pas një sëmundje.
Preka numëron me dhjetëra role në teatër dhe kinematografi, ndërsa ka spikatur me estradën e Shkodrës në rang kombëtar dhe ndërkombëtar.
Advertisement