Mbesa e tij e vogël është në Milano, mjeku Pipero: Do shkojë mirë, pak durim

Untitled-1-7.jpg

Gati e gjithë Europa është në psikozë nga koronavirusi. Edhe në vendin tonë situata është e rënduar. Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka publikuar në rrjetet sociale mesazhin e mbesës së tij, e cila jeton në Itali.

Në këtë postim, ai shkruan se mbesa e tij e vogël ndodhet në Milano, në qendrën e koronavirusit. Më tej ai ka thënë se mbesa e tij do t’i japë një mesazh të gjithë gjyshërve se do ia dalin duke bërë kujdes dhe duke mos pasur panik. Në përfundim të postimit të ti mjeku shkruan se duhet bërë edhe pak durim.

“Kjo eshte Mila, mbesa ime, ose ndryshe biri i xhyshit. Per gjyshin e saj dhe per te gjithe ne ajo ka kete mesazh, “Do shkoje mire. Pak durim. Por me shume kujdes!” Zemra e xhyshit edhe keto dite me ndodhet prane edhe pse fizikisht eshte atje, ne ballkonin e shtepise se saj ne Milano, ne qendren e coronavirusit, duke dashur t’ju jape kurajo gjithe gjysherve per t’ja dale, duke bere kujdes, e duke mos pasur panik. Duke bere dhe pak durim.”, shkruan Pipero.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303