TË FUNDIT

(VIDEO) Mbështetësit e Berishës e presin Bashën me protestë në Durrës: Basha ik, Rama ik

Lulzim Basha pasditen e sotme në kuadër të turit të bashkëbisedimit me demokratët, ndodhet në Durrës.

Ai është pritur me protesta nga një grup demokratësh.

Me pankarta në duar dhe thirrje kundër tij, ata kanë protestuar përpara pjesës tjetër që po prisnin kryedemokratin.

“Turp. Hodhe gaz kundër nesh. Je i shitur, je njeri i Ramës. Basha ik. Rama ik” ishin disa nga thirrjet e grupit të demokratëve kundër Lulzim Bashës. PD është më e ndarë se kurrë në dy kampe, Bashës dhe Berishës që pas 9 shtatorit kur lideri i PD-së përjashtoi Sali Berishën nga grupi dhe pas 8 janarit nga partia pas protestës së dhunshme.



spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat