fbpx

Mbi 10 mijë vaksinime deri tani, Manastirliu: Vijon procesi për personelin shëndetësor dhe të moshuarit

152938171_1168585760264139_6702920225343942649_o.jpg

Deri në këto momente në Shqipëri janë kryer 10135 vaksinime në total.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu shkruan se procesi do të vijojë me intensifikimin e vaksinimit në të gjithë vendin për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe grupet e rrezikuara.

“10 135 vaksinime anti-COVID janë kryer deri tani. Vijojmë të intensifikojmë procesin e vaksinimit në të gjithë vendin, për të vaksinuar sa më parë të gjithë personelin shëndetësor, duke vazhduar me të moshuarit dhe grupet më të rrezikuara”, shkruan ministrja.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303