Mbi 100 shqiptarë pjesë e ISIS në vitet 2011-2015

Mbi 100 shqiptarë janë bërë pjesë e grupit terrorist të ISIS në zonën e konfliktit në Irak dhe Siri gjatë viteve 2011-2015. Shifrat janë bërë të ditura gjatë konferencës kombëtare me aktorët e vijës së parë kundër ekstremizmit të dhunshëm. Gjatë konferencës u trajtuan gjithashtu dhe parandalimi i 3 rasteve me prirje radikale.

Mbi 100 shqiptarë janë bashkuar luftimeve të grupit terrorist ISIS, në zonat e konfliktit në Siri dhe Irak gjatë viteve 2011-2015.

Shifrat janë bërë të ditura nga drejtori i qendrës së koordinimit kundër ekstremizmit të dhunshëm, Agron Sojati, gjatë konferencës me aktorët e vijës së parë për parandalimin e dhunës.

Sojati: Mbi 40 mijë vetë iu bashkuan ISIS gjatë viteve 2011-2015. Rreth 1000 prej tyre janë në rajonin e Ballkanit dhe mbi 100 nga Shqipëria. 

Në konferencë u prezantuan 3 raste të parandalimit në kohë të akteve me prirje ekstremiste. Rastet e trajtuara kanë të bëjnë me një të mitur në një shkollë në Gjirokastër, i përfshirë në grabitje.

Një bashkëshort i dhunshëm në tiranë me prirje radikale i arrestuar nga policia.

Dhe një të tjetër rast në burgun e Peqinit.

Në aktivet u trajtuan dhe disa praktika dhe eksperienca të reja nga përfaqësuesit e SHBA-së, BE-së dhe Holandës. Për të parandaluar fenomenin kanë nisur fushatat sensibilizuese në institucionet e arsimit.

Në vitet e rekrutimeve nga terroristët e ISIS u bënë pjesë 40 mijë persona, mes tyre 1000 nga Ballkani.