Mbi 30 të arrestuar në 6 qytete, megaoperacioni i policisë dhe Krimeve të Rënda

Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda do të dalin në një deklaratë ditën e sotme, ku do të japin detaje të reja rreth megaoperacionit që kanë realizuar.

Raportohet se operacioni kundër kanabisit është zhvilluar në 6 qytete, ku janë arrestuar më shumë se 30 persona.

Bëhet me dije se prokuror për këtë çështje është Vladimir Mara.

“Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit do ketë një deklaratë të përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë se Krimeve te Renda për goditjen e një grupi te strukturuar kriminal”, thuhet në njoftim.