TË FUNDIT

Mblidhet grupi parlamentar i PD, Basha ‘reflekton’ pas kërkesave për dorëheqje?

Është mbledhur pak më parë grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Një pjesë e demokratëve kanë kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës  pas humbjes së thellë të zgjedhjeve të 6 marsit.

 “Shpreh gatishmërinë time si kryetar i PD për të ndërmarrë çdo hap që i shërben PD, çdo hap pa përjashtim, pa paragjykim. E rëndësishme të kuptojmë situatën dhe të ofrojmë zgjidhje. Një zgjidhje që i shërben PD dhe gjithë demokratëve jo interesave personale as të miat, as të Sali Berishës, as të askujt tjetër.

Të gjithë demokratëve tu shërbejë në një mënyrë të thellë që t’i bashkoje, t’u kthejë besimin dhe të shtrihet tek shumica e shqiptarëve. Ky duhet te jetë qëllimi ynë. Të kapërcejmë vetveten , duke e nisur nga unë i pari, të gjejmë një zgjidhje, të rikuperojmë gjithçka, përfshirë edhe disa nga hapat e gabuar që mund të kemi hedhur në të kaluar. Kur themi mund te kemi hedhur, përgjegjësinë kryesore e mbaj unë’, ka thënë Basha.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat