fbpx

Mblidhet Komisioni Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku me tone të forta, dëshmojnë 2 administratorët e kompanive

ince.jpg

Komisioni hetimor ka marrë sot në pyetje dy dëshmitarët e parë që janë Administratori i shoqërisë “Intergrated Technology Servis” shpk Faraudin Arapi dhe Administratori i Shoqërisë “Albtek Energy” shpk Arjan Baci.

Dëshmitarët janë caktuar të dëshmojnë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës se Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar pas shpalljes në kërkim të pronarëve të shoqërive Klodian Zoto dhe Stela Gugallja, ku dëshmitarët kanë deklaruar se nuk i njohin.

Debati

Arben Pëllumbi: A ka qenë inceneratori ka qenë në punë?

Arjan Baci: Impianti ishte funksional dhe ishte okay.

Arben Pëllumbi Vazhdon të prodhojë energji?

Arjan Baci: Ishte funksional dhe prodhonte energji elektrike në momentin e marrë në përdorim.

Jorida Tabaku: A shitej, zbatohet neni i kontratës, përpara s etë merrej në dorëzim?

Arjan Baci: Arkëtime nga shitja nuk ka pasur, por prodhimi është bërë.

Faraudin Arapi: Është deferkt i ERE që nuk merr vendimin, o energji elektrike, o të rinovueshme.

Jorida Tabaku: Një problem që s’kishit lidhje me pandeminë dhe morët garanci sovrane. Gjatë miratimit të kontratës nuk është marrë miratimi i ERE, kusht ministër i Infraktukturës që ka dhënë lejen, pa marrë miratimin e ERE-s për shitjen e energjisë.

Faraudin Arapi: Edhe me çmim 8.3 lekë është shoqëri fitimprurëse

Anila Denaj: Nuk ka limituar bizneset në raport me bankat dhe vendimmarrja është tek banka për të gjykuar për riskun financiar dhe për çdo kompani që ka punonjës, përgjegjësia e qeverisë që të mos lërë asnjë punonjës pa një pagë. Që të abuzosh për garanci sovrane nuk është pasaktësi nga ana juaj, por një mënyrë për të defokusuar vëmendjen e opinionit publik.

Jorida Tabaku: Shqetësimi im është kur bizneset u mbyllën janë paguar paga 4  mijë euro për koncesionarin e Elbasanit

Arben Pëllumbi: Donit që impianti të mbylleshe dhe të qelbej nga e para?

Luciano Boci: Sa energji prodhohet në muaj?

Arjan Baci: Përpunohen mbetjet vetëm duke u landfilluar se të ardhurat janë zero, se bashkitë e Elbasanit i lanfillojnë mbetet me kosto zero

Luciano Boci: I bëjnë falas? Kush i përballon kostot

Arjan Baci: Deri kostot kanë qenë zero

Luciano Boci: : 2 Bashki thonë se se nuk përballojnë dot kostot

Arjan Baci: Landfillimi dhe incenerimi deri kur e kemi marrë në dorëzim nga bashkitë kanë qenë zero

Faraudin Arapi: Brenda javës do të nisë incenerimi

Luciano Boci: Pra vizita ishte falso se para kamerave u dëshmua që punon inceneratorit, sot ju falënderoj se është një përgjigje e sinqertë që nuk inenerua

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303