Akuza dhe debate të forta ka patur sot në mbledhjen e Komisiinit Hetimor për Inceneratorët.
Deputeti Belind Këlliçi ka pyetur administratoren e kompanisë “Integrated Energy”, se si ka mundësi që sipas tij janë paguar 804 mln lekë për udhëtime në një kohë pandemie.
Administratorja Kodra i është përgjigjur se shifrën e saktë s’e ka parasysh por punonjësit kanë bërë udhëtime nëpër shtete të ndryshme për të takuar kontraktorë.
“Po janë bërë për të takuar kontraktorë… Kanë udhëtuar për takuar kontraktorë që do marrin pjesë për ndërtimin e impianteve. Të gjitha pajisjet e impianteve të trajtimit të mbetjeve, prodhohen jashtë vendit”, tha ajo.

