Kjo mbrëmje e së dielës po shndërrohet në natë aksidentesh. Një tjetër aksident ka ndodhur pak minuta më parë, këtë herë në Golem të Kavajës.
Mësohet se në aksidentin masiv është përfshirë një autobus, një furgon dhe një veturë.
Sipas raportimeve të para, një person ka mbetur i plagosur.

