Mbretëresha e Britanisë dha miratimin përfundimtar për legjislacionin që kërkon të parandalojë kryeministrin Boris Johnson të largojë vendin nga Bashkimi Evropian pa një marrëveshje në 31 tetor.
Pëlqimi i Mbretëreshës i vendosi “vulën” ligjit që kaloi në parlament javën e kaluar, pavarësisht kundërshtimit nga qeveria. Pëlqimi Mbretëror u njoftua në Dhomën e Lordëve në parlament./real-news.tv/

