fbpx

Mbreti i Tajlandës nuk lejon motrën të kandidojë për kryeministre

105580948_mediaitem105580945.jpg

Mbreti i Tajlandës, Maha Vajiralongkorn përpiqet që të pengojë motrën e tij më të madhe në moshë që të kandidojë për kryeministre në zgjedhjet e marsit. Ai e ka cilësuar kandidaturën e së motrës si të papërshtatshme dhe antikushtetuese. Princesha Ubolratana Rajakanya Sirivadhana Barnavadi, 67-vjeçe, e habiti kombin kur njoftoi të premten se do të ishte kandidatja e parë për kryeministre në partinë që aderon dhe që është në opozitë.

Kandidatja për kryeministre u kërcënua menjëherë nga një grusht shteti. Por kjo nuk ishte e mjaftueshme për të rrëzuar vendimin e princeshës.  Mbreti dhe njëkohësisht vëllai i saj tha se do ta dërgojë çështjen në Komisionin Zgjedhor për ta përjashtuar atë nga kandidimi.

Gjithashtu, partia që propozoi princeshën si kandidate për kryeministre tha se do të pajtohet me dëshirat e mbretit pasi ai kundërshtoi këtë veprim.

Kandidatura e princeshës thyen traditën e familjes mbretërore tajlandeze, e cila qëndron publikisht jashtë politikës.

Partia tha se “përputhet me urdhrin mbretëror dhe i qëndron besnike mbretit dhe të gjithë anëtarëve të familjes mbretërore”.

Reagimi i partisë që shpalli kandidaturën e princeshës erdhi si përgjigje ndaj një deklarate të pallatit, që tha se një veprim i tillë do të “sfidonte kulturën e kombit”.

“Tailanda ka qenë një monarki kushtetuese që nga viti 1932 dhe familja mbretërore ka mjaft ndikim mbi popullin e tij. Përfshirja e një anëtari të  familjes mbretërore në politikë konsiderohet shumë e papërshtatshme”, tha mbreti në një deklaratë./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303