Ditën e sotme përfaqësuesja e Komisionit të Rithemelimit, Albana Vokshi në një deklaratë për mediat ka dhënë detaje në lidhje me procesin e numërimit për anëtarët e Këshillit Kombëtar.
Vokshi është shprehur se pjesë e kësaj liste janë shumë emra nga Forumi rinor i PD-së dhe nga Lidhja Demokratike e Gruas.
“Kuvendi i djeshëm kombëtar i zhvilluar ditën e djeshme ishte një tjetër dëshmi se në PD është kthyer besimi në votën e lirë dhe vendimet i merr anëtarësia.
Të gjithë delegatët e djeshëm në Kuvend ishin të zgjedhur nga vetë degët . Ka qenë një poçes jo i lehtë pasi fletët ishin me 425 emra dhe shumë fletë kishin të përzgjedhur edhe 140 apo 150 emra, ndaj dhe na mori më shumë kohë. Ju e dini se me statutin e PD-së 305 e Këshillit Kombëtarë duhet që të përbëhet nga zonjat dhe 15% anëtarë të këshillit kombëtar deri në 35 vjeç.
Nga lista fituese 50% e anëtarësisë të ardhur nga organizatat partnere nga Forumi Rinor dhe lidhja Demokratike e Gruas. PD është më e fortë e më e bashkuar, por edhe më e hapur për të rinjtë dhe zonjat”, ka thënë Vokshi.

