fbpx

Mbyllet protesta, mesazhi i Bashës për ndërkombëtarët

auto_Screenshot_21552744286.jpg

Ka përfunduar protesta e opozitës për ditën e nesërme, ku Basha mblodhi simpatizantët e tij dhe të Partisë Demokratike në selinë blu. Nga selia, Basha theksoi se protesta do vazhdojë dhe do të jenë të përditshme dhe të përnatshme.

“Nuk rrugë tjetër për të rikthyer demokracinë veç protestave popullore. Nuk ka rrugë tjetër për të mbrojtur të drejtat tona. ishim shumë më 16 shkurt, jemi shumë më shumë më 16 mars. 16 shkurti i hapi rrugën një marshimi popullor që nuk do ndalet kurrë por do vazhdojë dita-ditës të mbledhë energjinë e popullit”, tha Basha.

Më tej, Basha i ka drejtuar një mesazh edhe ndërkombëtarëve në lidhje me situatën politike në vend.

“Dua t’i drejtoj një mesazh të qartë miqve tanë perëndimorë. Nuk ka stabilitet pa demokraci, nuk ka stabilitet pa drejtësi, nuk ka stabilitet pa ligj, nuk ka stabilitet pa pabarazi para ligjit. Dëgjojini më pak autokratët e inkriminuar. Ftesa ime është mos e dëgjoni autokratin e inkriminuar Edi Rama, mos dëgjoni zërin e atij që zhyti vendin në drogë. Dëgjoni zërin e qytetarëve. Ne do ta vazhdojmë këtë betejë në çdo qytet, në çdo lagje, në çdo rrugë e çdo shtëpi të vendit tonë deri sa çlirojmë Shqipërinë nga krimi dhe qeverisjen nga kriminelët, derisa ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa. Pengesa e vetme është kjo qeveri kriminale”, nënvizoi Basha./real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303