TË FUNDIT

Mbyllet “Sunny Hill” në Tiranë, Rama: Në Nëntor presim me padurim Dua Lipën

Festivali “Sunny Hill” që këtë vit për herë të parë u zhvillua edhe në Tiranë, mbylli me sukses 3 ditë argëtim dhe spektakël nga këngëtarët më të mirë shqiptarë e të huaj. Mijëra të rinj ndoqën koncertin në 3 netët që u mbajt në kodrat e Liqenit Artificial.

Kryeministri Edi Rama, në një postim në Facebook mëngjesin e sotëm, ka shprehur falënderimin për Dua Lipën, si dhe ka bërë të ditur surprizën se këngëtarja shqiptare me famë botërore do të jetë në Tiranë për festat e Nëntorit.

“Me superenergjinë e “Sunny Hill” e me falenderimin për Duan, që e presim me padurim në Tiranë në Nëntor, ju uroj një javë të mbarë”, ka shkruar Kryeministri Edi Rama. Në natën e parë të festivalit performuan artistët e njohur shqiptarë Capital T, Dafina Zeqiri, Dren Abazi, Art Lokaj, Sanchet, Art Haliti, etj.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat