30.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

McAllister: Të rifillojë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë

spot_img

Eurodeputeti, njëherësh kryetar i komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin Evropian (PE), David McAllister gjatë vizitës në Kosovë me delegacionin e lartë të PE-së, ka thënë se presin që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të rifillojë si dhe të arrihet një marrëveshje mes dy palëve.

“Ne jemi ndërmjetës, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Do donim që të arrinim në një marrëveshje. Tashmë ka ardhur koha kur duhet vërtetë të rifillojmë dialogun”, ka thënë ai.

Sipas tij, Parlamenti Evropian e vlerëson natyrën multietnike të dy shteteve, Kosovë-Serbi.

“PE vlerëson natyrën multietnike mes Kosovës dhe Serbisë. E mbështet dialogun në një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë”, u shpreh eurodeputeti David McAllister.

Ndërsa shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian dhe Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së, Natalya Apostolova tha se Kosova po ecën përpara dhe me një ritëm të qëndrueshëm.

Mirëpo, siç tha çdo gjë është shkelur nga tarifa e vendosur për produktet serbe, 100 për qind.

Apostolova deklaroi se ka ardhur koha që të merret vendimi i duhur dhe të vazhdohet me dialogun Kosovë-Serbi.

“Kosova po ecën përpara me një ritëm të qëndrueshëm. Kjo tregon stabilitet dhe çdo gjë është shkelur nga tarifa 100 për qind. Ka ardhur koha që të merret vendimi i duhur dhe të vazhdohet me dialogun”, tha ndër të tjera, shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian dhe Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së, Natalya Apostolova ./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat