Kanë dalë detaje të rëndësishme nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmë në mesnatë në urën e Tapizës pranë Tiranës, ky dy persona, një i ri në timon dhe një pasagjere, humbën jetën, si pasojë e një aksidenti fatal.
Mësohet nga informacionet e policisë se makina, me të cilën udhëtonin dy viktimat, ka qenë me shpejtësi skëterrë dhe është llogaritur të ketë lëvizur me 120 km/h.
Në këtë aksident humbën jetën E.H, 34 vjeç, dhe 28 vjeçarja Rr.Gj. Makina ‘Audi’ ka fluturuar jashtë rruge në kanal duke bërë disa rrotullime në ajër dhe një shkaqet dyshohet edhe konsumimi mbi normat i alkoolit te drejtuesi i mjetit.

