fbpx

“Më 15 korrik do u vëmë drynin bizneseve”, Basha nga Velipoja: Ekonomia e rrënuar dhe nga fadromat e qeverisë.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë turit të takimeve me bizneset tha sipërmarrësit përveç krizës ekonomike, janë përballur dhe me fadromat e qeverisë.

“Në Velipojë u takova me sipërmarrës të vegjël dhe operatorë turistikë, që në agim të ditës kur prisnin pushuesit e parë, u përballën me gazin lotsjellës dhe fadromat e bandës në pushtet të drejtuara nga RAMAVIRUSI, që u shkatërroi mundin dhe djersën e 20 viteve, për t’ua falur bregdetin oligarkëve dhe banditëve të Shkodrës”, u shpreh kryedemokrati.

Sipas Bashës, sipërmarrësit që i kanë shpëtuar fadromave, rrezikojnë mbylljen duke lënë me dhjetra familje pa asnjë të ardhur.

“Ata që i mbijetuan fadromave, sot nuk bëjnë xhiro as për të paguar faturën e dritave dhe ujit, të tjerë më thanë se me këtë situatë më 15 korrik, do të detyrohen t’i vënë dryrin biznesit, duke lënë me dhjetra familje pa asnjë pagë e në pamundësi mbijetese”, theksoi Basha.

Ndërkohë nuk la pa përmendur se me ardhjen e tij në pushtet, do të ulte taksat për biznesin e vogël dhe do të investonte në infrastrukturë për të garantuar një turizëm cilësor për pushuesit vendas dhe të huaj.