Me armë dhe drogë në mes të Tiranës, ja çfarë ndodhi me dy të rinjtë

Dy të rinj kanë përfunduar në pranga nga policia e kryeqytetit, teksa janë kapur në flagrancë me armë zjarri pistoletë, një armë të ftohtë thikë dhe një sasi lënde narkotike e dyshuar të jetë e llojit “cannabis sativa”.

Sipas asaj që njofton Policia e Shtetit bëhet fjalë shtetasit me iniciale: E. D., 33 vjeç dhe  E. B., 25 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik, të ndaluarit E. D., iu gjet një armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë, ndërsa shtetasit E. B., iu gjet një armë e ftohtë thikë dhe lënda narkotike.