Mjeku i njoohur, Pëllumb Pipero, ka treguar se me çfarë po kurohen pacientët në Spitalin Infektiv. Pipero në një lidhje direkte me emisionin “Open”, tha se tashmë ka filluar trajtimi i pacientëve me klorokinë.
“Ende nuk ka një protokoll, por ne kemi nisur përdorimin e klorokinës që ka rezultuar e suksesshme në disa vende të tjera. Ka disa ditë që ka ardhur dhe në Shqipëri”, tha mjeku.