TË FUNDIT

Me dokumente false në aeroport, arrestohen 5 shqiptarë në Itali

Pesë shqiptarë janë arrestuar në Itali, të pasi janë kapur me dokumente false.

Mësohet se ndalimi i shqiptarëve u bë në aeroportin e Ciampinos. Shqiptarët e arrestuar, ishin të moshës nga 25 deri në 30 vjeç dhe ndiqnin një strategji të veçantë.

E etiketuar si “Shkëmbimi”, konsistonte në faktin se kur shqiptarët prisnin biletën e kombinonin një në emër të dokumentit dhe kuponit që dispononin dhe një në emrin e dokumentit të falsifikuar, duke alternuar dy të tilla.

Sipas mediave italiane gjykata i dënoi këtë të premte shqiptarët me nga një vit e gjysmë burg, për shkak të dokumenteve false me të cilat pretendonin të lëviznin në zonën Schengen.

Mirëpo, për shkak se rezultonin pa precedentë, u lanë të lirë me detyrim paraqitje, me kusht që të mos e përsëritin një vepër të tillë.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat