Me këmbë të thyer në malin e Tomorrit, helikopteri evakuon alpinisten, Xhaçka: Djemtë tanë ja dolën në 2133 m lartësi

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka bën me dije se alpinistja e plagosur në Malin e Tomorrit prej disa orësh e bllokuar është shpëtuar. “Operacion i vështirë por djemtë tanë ia dolën të evakuojnë alpinisten e aksidentuar në malin e Tomorrit, në lartesinë 7000 ft ( 2 133 metra) dhe në kushtet e shikimit të kufizuar.

Bashkëpunim i shkëlqyer i pilotëve të Forcës Ajrore me grupin e mjekëve të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore.🤝”, shkruan ministrja Xhaçka ne rrjetin social.

Ajo kishte thyer këmbën dhe në një lartësi prej 2 133 metrash pritej vetëm ndërhyrja e helikopterit të Forcave Ajrore nga Ministria e Mbrojtjes.

Alpinistja bashkë me tre kolegë të tjerë ishin nisur mëngjesin e sotëm prej Qafë Dardhës në Librazhd drejt majës së malit të Tomorrit.

Afër Çesmën së Tarikos alpinistja rrëshqiti në një vend të thepisur dhe theu këmbën. Ajo doli prej vendit ku ishte bllokuar falë ndihmës së kolegëve të cilët njoftuan menjëherë nëpërmjet celularit Emergjencat Civile.

Pas disa orësh alpinistja do të mund të transportohet drejt Traumës për të marrë mjekim të specializuar.